Braçe për përgjimet: S’ka bisedë mes PS dhe Ndragetas, Bollino nuk flet kot, e njeh dosjen

Shqipëria

Braçe për përgjimet: S’ka bisedë mes PS dhe Ndragetas, Bollino nuk flet kot, e njeh dosjen

Më: 26 janar 2021 Në ora: 19:20
Zv.kryeministri Erion Braçe

Zv.kryeministri Erion Braçe ka komentuar skandalin e antimafias italiane për Ndragetan, ku zbulohet zkema mafioze e pastrimit të parave, ku ata deklarojnë se kanë korruptuar drejtorin e policisë dhe kanë takuar kryebashkiakun e Tiranës, me qëllim investimin në Shqipëri.

Sipas Braçes nuk ka asnjë provë në dosje, që të gjithë ata persona që flasin në përgjime dhe të vënë nën akuzë nga antimafia atje, nuk rezulton të kenë kryer ndonjë aktivitet në territorin e Shqipërisë. Këtu thekson se në përgjime nuk flitet për kryeministrin, dhe as për ndonjë ministër apo anëtar të PS.

Sipas tij opozita dhe ata që hedhin akuza ndaj qeverisë e bëjnë për të njollosur Shqipërinë. Këtu ai ka hedhur akuza dhe ndaj atyre që akuzojnë qeverinë, duke thënë se për këtë çështje flasin njerëz të korruptuar që skanë lexuar as dosjen.

Kam 3 ditë që i ndjek me vëmendje zhvillimet. Kam kuptuar ata që shkruajnë në meiden tuaj përfshirë dhe Carlo Bollinon e njohin dosjen. Kanë marrë fletët dhe i kanë raportuar të paktën atë që thonë dosjet.

Por kam dëgjuar analistë në zë nga këta që çdo natë u janë qepur me gurë shqiptarëve dhe s’mundet shqiptari të klojë një natë të qetë për shkak të ulërimave të tyre dhe urrejtes së tyre,  të cilët as e kanë lexuar, as e disponojnë dosjen, as i referohen ndonjë faqe të asaj dosje por thjesht artikulojnë. Në atë dosje ka një elementë të rëndësishëm, të gjithë ata persona që flasin dhe të vënë nën akuzë nga prokurorë antimafia atje nuk rezulton të kenë kryer ndonjë aktiviet  në territorin e Shqipërisë në atë lloj që pretendohen në pastrim parash në ndërtim dhe në turizëm, në qendra tregtare.

Pra nuk ka bë atë konkluzion të prokurorisë antimafie të kryer një aktivitet kriminal nga ata persona në Shqipëri. Kjo dihet nga ata që kanë dosjen dhe jo nga ata që se kanë dosjen. Qellimi është politik të goditet qeveria kjo mazhorancë sa më afër zgjedhjeve nuk interesohet kush për ta në të vërtetë, nuk kanë asnjë lloj sensi kundër mafies dhe aktivitetit të saj. Disa prej këtyre i kam parë në sitiata ordinere me këta mafiozë.

Sbesoj se ashtu si i kam parë unë këta njerëz të luftojnë për të vërtetën dhe kundër mafias. Nga dosja sdel asnjë bisedë e përgjuar mes këtyre banditëve apo kryeministrit të Shqipërisë apo ndonjë këshilltari të kryministrit ndonjë ministri këshilltari ndonjë drjetori ska asnjë, ta nxjerrin bisedën e atij gjelit italian me filan ministër kryeministër deputet. Ku e kanë, nuk ka.

Janë 5 njerëz atje matanë shqipërisë që merren me aktivitet kriminal por ska asnjë të vërtetë . Duan të merren m thashetheme dhe të nxijnë imazhin e vendit tonë., Ndranghheta ka një aktivitet të shtrirë në Gjermani në Spanjë… imazhi i kësaj organizate në çdo vend është alarmant, por kur këtu ska një aktivitet të kësaj organizate pse duan ta bëjnë me zor.

Pashë dje një gjyqtar të korruptuar koëk e këmbë që merret me këtë temë, pashë një minsutër drejtësie të korruputuar që merret me këtë çështje. Nuk ka asnjë asnjë akt legal të kësja qeverie në favor të kësaj bande 0.– tha Braçe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat