Si nëpër filma! I bllokuar nga dëbora prej ditësh, shpëtohet roja e bujtinës në Qafë Thore të Thethit

Shqipëria

Si nëpër filma! I bllokuar nga dëbora prej ditësh, shpëtohet roja e bujtinës në Qafë Thore të Thethit

Më: 26 janar 2021 Në ora: 21:55
Theth

Forcat e FNSH Shkodër, Administrata e Zonave te Mbrojtura dhe banorë të Thethit, sot kanë bërë të mundur shpëtimin dhe evakuimin e një shtetasi te bllokuar në Qafë Thore nga dëbora.

Pjeter Kodra, roje i bujtinës në Qafe Thore, i cili jetonte i vetëm, ka kërkuar ndihmë.

Kjo për shkak se niveli i dëborës përreth kishte arritur në mbi 4 metër duke e izoluar.

Ne Theth, si shkak i reshjeve te vazhdueshme te dëborës situata është përkeqësuar ndjeshëm.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat