Atentati në Vlorë, flet Marion Mitro: Kam qenë me kurriz, nuk i kam parë autorët

Shqipëria

Atentati në Vlorë, flet Marion Mitro: Kam qenë me kurriz, nuk i kam parë autorët

Më: 27 janar 2021 Në ora: 10:36
Marion Mitro

Dalin detaje të reja nga atentati në Vlorë ku i plagosur mbeti Marion Mitro.

Mësohet se gjatë marrjes në pyetje, i plagosuri ka deklaruar se ka qenë me kurriz në momentin kur u qëllua dhe se nuk ka parë asnjë autor.

Gjithashtu, Mitro ka deklaruar se kohët e fundit nuk ka pasur asnjë konflikt dhe se nuk e di se kush mund të ketë dashur t’i bëjë keq.

Ndërkohë burime nga grupi hetimor për gazetarin Elton Nika bëjnë të ditur se ndaj Mitros është qëlluar dy herë, ndërsa ende për ngjarjen nuk ka të dyshuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat