Përkujtimi i Holokaustit/ Xhaçka: Krenarë për shqiptarët në misionin e shpëtimit të hebrenjve

Shqipëria

Përkujtimi i Holokaustit/ Xhaçka: Krenarë për shqiptarët në misionin e shpëtimit të hebrenjve

Më: 27 janar 2021 Në ora: 11:38
Olta Xhaçka

Në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka publikuar një video, duke treguar rolin e popullit shqiptar në atë kohë shumë të vështirë.

Në video tregohen disa prej momenteve kyçe që vulosën fatin e qindra hebrenjve në Shqipëri, para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Gjithashtu, në video vihet theksi edhe në kontributin e Shqipërisë në ditët e sotme në luftën kundër antisemitizmit.

“Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, nderojmë miliona jetë të humbura, si dhe të gjithë ata që dolën kundër të keqes më të madhe të kohës.  Kurrë nuk duhet të harrojmë apo të ulim vigjilencën në luftën tonë ndaj antisemitizmit. Thellësisht krenarë për Shqipërinë, shqiptarët dhe shërbimin diplomatik në misionin e shpëtimit të hebrenjve”, shkruan Xhaçka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat