Ngricë e dëborë nëpër rrugë, si është gjendja në akset kombëtare

Shqipëria

Ngricë e dëborë nëpër rrugë, si është gjendja në akset kombëtare

Më: 27 janar 2021 Në ora: 12:28
Foto ilustrim

Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me gjendjn e rrugëve në akset kombëtare në orët e fundit si pasojë e motit të keq që ka përfshirë vendin.

Përmes një informacioni zyrtar të shpërndarë në Facebook, ARRSH bën me dije se vazhdon qarkullimi normal në të gjitha akset kombëtare.

Gjithashtu bëhet me dije se në rrugën e Dardhës që nga km 5 deri në km 13, në segmentet Fushë Studë-Klenjë dhe Krujë-Sarisalltik rekomandohet të qarkullohet me zinxhirë në orët e para të mëngjesit për shkak të temperaturave të ulëta.

Postimi i plotë:

Informacion mbi gjendjen e akseve kombëtare

Gjatë orëve të para të mëngjesit reshjet kanë pushuar

Është punuar për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës

Vazhdon qarkullimi normal në të gjitha akset kombëtare.

Në rrugën e Dardhës që nga km 5 deri në km 13, ?në segmentet Fushë Studë-Klenjë dhe Krujë-Sarisalltik rekomandohet të qarkullohet me zinxhirë? në orët e para të mëngjesit për shkak të temperaturave të ulëta.

⚠️Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm sidomos gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit për shkak të ngricave në rrugë, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat