​Vaksina antiCovid, Meta dekreton marrëveshjen me Pfizer dhe caktimin e Manastirliut dhe Ahmetajt si negociatorë

Shqipëria

​Vaksina antiCovid, Meta dekreton marrëveshjen me Pfizer dhe caktimin e Manastirliut dhe Ahmetajt si negociatorë

Më: 27 janar 2021 Në ora: 13:17
Ilir Meta

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka dekretuar aktet normative të miratuara së fundmi në Parlament dhe që kanë lidhje me marrëveshjen e arritur mes qeverisë dhe kompanisë Pfizer për marrjen e vaksinave kundër koronavirusit.

Gjithashtu kreu i Shtetit miratoi dhe aktin që autorizon ministrin e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe atë të Rindërtimit Arben Ahmetaj për zhvillimin e negociatave me prodhuesit e tjerë të vaksinës antiCovid-19 që janë certifikuar nga Departamenti Amerikan i Ushqimit dhe Barnave (FDA) dhe Agjencia Evropiane e Barnave (EMA).

Megjithatë, Meta i kërkon qeverisë që të angazhohet me të gjitha burimet e mundshme për sigurimin e dozave të nevojshme të vaksinës për të gjithë popullsinë, brenda një kohe sa më të shkurtër.

Kreu i Shtetit thekson domosdoshmërinë e informimit të duhur të qytetarëve për vaksinën dhe karakteristikat e saj, sipas rregullave, që normojnë këtë proces me kaq rëndësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat