Nga materniteti te ‘Shefqet Ndroqi’/ Historia prekëse e 28-vjeçares që s’mundi të marrë në krahë fëmijën nga COVID

Shqipëria

Nga materniteti te ‘Shefqet Ndroqi’/ Historia prekëse e 28-vjeçares që s’mundi të marrë në krahë fëmijën nga COVID

Më: 27 janar 2021 Në ora: 13:28
Ilustrim

Një nënë nuk ka mundur që të mbajë në krah fëmijën e saj të porsalindur, e as t’ia ndjejë aromën…sot ajo po lufton me jetën te spitali COVID-2 pasi është e infektuar. Gjendja e 28-vjeçares është e rëndë mëson eksluzivisht Report Tv, e shtruar në reanimacion te ‘Shefqet Ndroqi’ në Tiranë.

Historia e saj është e trishtë, ku nga materniteti nuk ka  dalë më fëmijën në krah, e lumtur, për t’iu bashkuar familjarëve, për është detyruar që të dalë me ambulancë drejt një tjetër spitali, pasi virusi i pabesë përkeqësoi gjendjen e saj shëndetësore.

Fëmija vijon të jetë në maternitet, nën kujdesin e bluzave të bardha. Probabiliteti që COVID-i të transmetohet nga nëna te fëmija në bark janë rreth 2-5%, por nuk dihet nëse në këtë rast fëmija është i infektuar apo jo, edhe pse dihet që në rast se një fëmijë i vogël infektohet, ai kalon një formë të lehtë të COVID-it.

Kjo nuk është hera e parë që në grua shtatzënë e infektuar me virus, sjell në jetë një fëmijë, i cili në të shumtën e rasteve ka lindur i shëndetshëm duke mos e marrë virusin nga nëna…Historia e 28-vjeçare, identitetin e të cilit, redaksia ka zgjedhur të mos e bëjë publike, është shumë e trishtë, ajo që mbetet është shpresa se gjithçka do të bëhet mirë dhe se fëmija do të rikthehen në gjirin e nënës…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat