PD e Korçës: Parregullsi skandaloze me listat e zgjedhësve

Shqipëria

PD e Korçës: Parregullsi skandaloze me listat e zgjedhësve

Më: 27 janar 2021 Në ora: 14:18
PD e Korçës: Parregullsi skandaloze me listat e zgjedhësve

Partia Demokratike, dega Korcë denoncon parregullsi me listat e zgjedhësve. Sipas përfaqësuesve të selisë blu në këtë degë, dhjetëra qytetarë rezultojnë  banues  në shtëpitë e personave të tjerë madje edhe të Sotiraq Filos.

Shumë qytetarë, sipas PD,  figurojnë banues në institucionet publike.

Kur na ndajnë vetëm pak javë nga data e zgjedhjeve të përgjithshme,dega e Partisë Demokratike të Korçës konstaton me shqetësim parregullsi të përmasave alarmante me listat e votuesve,të cilat cënojnë në thelb standartet demokratike të proçesit zgjedhor.Nisur nga verifikimet e listës paraprake të zgjedhësve, hartuar nga Bashkia e Korçës,si institucion i ngarkuar nga ligji për përgatitjen e proçesit zgjedhor, filluan të dalin në dritë të diellit fakte skandaloze.Bashkia e Korçës,në shkelje të detyrimit ligjor për të hartuar lista të sakta të votuesve,ka futur masivisht në shtepitë  e banorëve të Korçës,jo një,por dhjetra votues të tjerë, pa asnjë lidhje apo njohje me familjarët e banesave ku janë vendosur.Thënë më shkurt,bashkia na ka bërë me mysafirë, pa na pyetur fare.Jo vetëm kaq! Sipas listës paraprake të zgjedhësve,rezulton se edhe në disa institucione publike të Korçës banojnë një numër i konsiderueshëm qytetarësh, me adresë dhe kod banese pikerisht në këto institucione. I tillë është  absurdi me Shtëpinë e Foshnjës” Lulet e Vogla” e cila sipas listës së bashkisë,shërben edhe si banesë për dhjetra qyetetarë të Korçës.

Dega e Partisë Demokratike të Korçës, ngre disa pyetje për bashkinë e Korçës:

Mbi çfare baze ligjore, udhëzimi apo urdhëri(nëse ka një të tillë) dhe mbi cilat kritere keni vendosur të futni në banesat e qytetarëve të Korçës edhe persona të tjerë të panjohur?

Pse një numër i konsiderueshëm zgjedhësish rezultojnë me adresë banimi nëpër institucionet shteterore?

3.Dhe së fundi; e di kryetari juaj Sotiraq Filo se e keni bërë me mysafirë,apo ka pranuar me vetëdije të strehojë në shtëpinë e tij edhe 4 persona të tjerë, deri në ditën e votimeve?

Dega e Partisë Demokratike të Korçës i kërkon bashkisë  të rishikojë urgjentisht pasaktësitë trashanike në listën e votimit, sepse asnje tentative per te cënuar apo, më keq akoma, manipuluar proçesin,nuk do te kaloje pa u denoncuar dhe ndëshkuar ligjërisht dhe çdo plan i bashkisë dhe urdhërdhënësve në qeveri, për të deformuar vullnetin e qytetarëve të Korçës në 25 prill,është i destinuar të dështojë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat