Paloka i përgjigjet Ballës: Rama bën biznes me mafian dhe shtron darka luksi

Shqipëria

Paloka i përgjigjet Ballës: Rama bën biznes me mafian dhe shtron darka luksi

Më: 27 janar 2021 Në ora: 15:53
Edi Paloka

Nënkryetari i PD, Edi Paloka i është përgjigjur sekretarit të Përgjithshëm të PS, Taulant Balla i cili tha pak më herët se kreu i PD e ka mik eurodeputetin e përfshirë në pastrimin e parave nga ‘Ndrangheta’, Lorenzo Cesa-n, dhe nëse bëhet tentativë për lidhje politike, atëhere ata do të shkojnë tek Basha.

Paloka thekson se ai që bën biznes me mafian dhe që trefishon pasuritë e tij dhe të ministrave është Rama. Paloka nuk la pa kujtuar as darkën luksoze të ministrave në Dubai në kohën kur po përmbytej vendi.

Ai qe ben biznes me mafian, qe trefishon pasurite e tij dhe te ministrave, qe dergon ministrat ne darka luksoze ne Dubai ndersa vendi permbytet…Eshte ai dhe vetem ai qe po shkaterron Shqiperine dhe demton reputacionin e saj nderkombetar, Edvin Rama! E vetmja mënyrë për ta rikthyer Shqipërinë tek suksesi dhe shpresa , është të largojme Ramën !E kjo është pikërisht ajo që do të bëjmë”, shkruan Paloka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat