Reformatori Lulzim Basha dhe opozita e bashkuar janë besimi dhe shpresa e ndryshimit

Shqipëria

Reformatori Lulzim Basha dhe opozita e bashkuar janë besimi dhe shpresa e ndryshimit

Nga: Skënder S. Kapiti Më: 27 janar 2021 Në ora: 16:01
Skënder S. Kapiti

E kam thënë edhe më parë se mediat në Shqipëri, pothuajse të gjitha dhe me pak përjashtime nuk e luajnë misionin e pushtetit të katërt, nuk luajnë rolin as të opozitës dhe të kritikës reale por ato janë të kapura nga paraja, pushteti dhe janë mercenarë të tyre. Ato u shërbejnë interesave personale të pronarëve të tyre, politikës, pushtetit  dhe materializmit e përfitimit.

Ato thjeshtë janë pra interesaxhije dhe mercenare.

Ato vetëm kur nuhasin se do të ndryshojë pushteti , ato paturpësisht fillojnë e ndryshojnë kahje, japin shenja dhe sinjale servilzmi e shërbimi ndaj politikës e cila do të vijë në pushtet. Kështu janë e sillen shumica e gazetave dhe e televizioneve në Shqipëri që janë shërbëtore e servile të pushtetit aktual të Rilindjes, dhe në vend që të jenë kritike e pushtetit, ato janë servile të tij dhe kritike të opozitës, pra shumica e mediave në Shqipëri janë kritike dhe bëjnë opozitë jo pushtetit, por u bëjnë “kritikë” dhe opozitë opozitës politike, Partisë Demoratike,Luzim Bashës, LSI-së, partive të tjera opozitare e madje edhe Presidentit të Republikës.

Basha dhe demokratizimi i brendshëm e VETING-u i Partisë Demokratike

8 vitet në opozitë Partisë Demokratike të drejtuar nga Lulzim Basha i shërbyen asaj  për demokratizimin e   brëndshëm , për ckapjen e PD-së  nga ata të cilët e shikonin, e volën dhe e shfrytëzuan Partinë Demokratike vetëm për përfitime dhe për interesa personale. Qënia në opozitë i shërbyen Partisë Demokratike për të reflektuar,për të  bërë pastrimin dhe VETING-un  e PD-së nga kriptosocial-majtistët  dhe nga ata individë të pa shtyllë kurrizore, si  pseudo të djathtë dhe sahanlëpirës të pushtetit të cilët në rastin më të parë që iu paraqit mundësia ata e treguan veten duke u rreshtuar si mercenarë të Edi Ramës dhe të rilindjes, kur pas dorëzimit të mandateve të deputetëve të Partisë Demokratike këta sahanlëpirës të intersave personale dhe servilë e të padinjitet hynë në parlament duke u bërë oksigjeni i Rilindjes. Ndërsa me keq akoma disa politikanë të lartë të cilët e kanë dominuar PD-në me postet kryesore politike  si ish-deputetë për shumë mandate dhe si ishministra për tetë vite nga PD-ja si zëvëndës kryetarja e PD-së  dhe ish-kryetare  Parlamenti  si Topalli, por edhe Patozi, Hajdari dhe  Bregu e Bode u shitën si mercenarë të pushteti i Edi Ramës dhe arritën deri atje sa që formuan edhe parti politike për të sabotuar dhe përcarë PD-në.

Vitet si opozitare Partisë Demokratike i shërbyen edhe për të nxjerrë mësime nga mënyra keqeverisëse, antipublike dhe antikombëtare, nga politika hajdute dhe korruptive e pushtetit autokratik dhe të papërgjegjshëm të Edi Ramës, i cili përveç këtyre do të mbahet mend edhe si politika dhe pushteti i nakoshtetit dhe si politika e rilindjes që  solli në parlament, në qeverisje dhe administratë individë me rekorde krimi.

Lulzim Basha ka meritën se pavarësisht se në dukje , dhe pavarësisht se mediat e shumta proqeveritare mundohet që ta “kryqëzojnë” Bashën për reformat  politike brënda PD-së në funksion të demokratizimit të brëndhsëm, mirëpo Lulzim Basha do të mbahet mend si reformatori i cili ua ktheu demokracinë antarësisë së PD-së, bazes së saj, pasi PD është Partia e cila bëri politikën demokratike, atë zgjedhjes fillore,të konkurencës së lirë të cilitdo për karrierë politike duke e shpronësuar të drejtën apriori dhe atë të subjektivizmit dhe të imponimit të lidershipit.

Pra, me Bashën kryetar i PD-së  funksionon transparenca dhe politika e hapur, sundon ligji demokratik dhe jo ai i oligarkisë dhe as i kryesisë së ngushtë. Këto janë disa tipare të cilat PD-ja do t’i aplikojë me siguri si përvoja dhe si eksperiencë edhe në qeverisjen e saj si një politikë qeverisëse e hapur, transparente dhe në favor të vendimmarrjeve ku të jenë të parat interesi publik dhe ai kombëtar dhe jo ai i oligarkiëve dhe as i korrupsionit, hajnisë dhe  as i oligarkisë klieteliste, nepotike dhe partizane siç e ka karakterizuar tërë keqqeverisjen e Edi Ramës dhe të Rlindjes së tij, të këtij sekti politiko-oligarkik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat