Berat, inaugurimi i shkollës “Stiliano Bandilli”/ Denaj: 109 milion lekë nga buxheti i shtetit

Shqipëria

Berat, inaugurimi i shkollës “Stiliano Bandilli”/ Denaj: 109 milion lekë nga buxheti i shtetit

Më: 27 janar 2021 Në ora: 16:41
Anila Denaj

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj mori pjesë në inaugurimin e shkollës profesionale “Stiliano Bandilli”, Berat.

E shoqëruar edhe nga Kryetari i Bashkisë Berat, Ervin Demo, ministrja uroi suksese për të gjithë nxënësit e shkollës profesionale.

“Ju uroj suksese të gjithëve. Keni rrugë përpara, por duhet ta keni të qartë që, më pas punën do ta keni të siguruar”, u shpreh Denaj.

Mbështetja për arsimin dhe formimin profesional është prioritet i qeverisë, duke siguruar financim si nga buxheti i shtetit, ashtu edhe nëpërmjet donatorëve të shumtë që janë aktivë në këtë fushë.

Godina e shkollës dhe repartet e praktikave profesionale janë rikonstruktuar nga buxheti i shtetit me vlerë 109 milion lekë. Në shkollën profesionale “Stiliano Bandilli” për vitin mësimor 2020-2021 studiojnë 310 nxënës në drejtimet mësimore: Shërbime Mjetesh transporti, elektronikë, mekanikë dhe termohidraulikë. Gjithashtu, kjo shkollë ka rreth 36 marrëveshje me bizneset, të cilët iu mundësojnë nxënësve praktikat profesionale në kompani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat