Avokati dhe biznesmeni braktis LSI

Shqipëria

Avokati dhe biznesmeni braktis LSI

Më: 27 janar 2021 Në ora: 17:02
Esmerald Xhafa

Lëvizja Socialiste për Integrim po braktiset çdo ditë e më shumë. Pas largimit të një sërë ish deputetëve si Robert Bitri, Nasip Naço, Lefter Koka apo edhe drejtuesve dhe këshilltarëve bashkiak, ditën e sotme LSI ka marrë një tjetër goditje.

Avokati dhe biznesmeni Esmerald Xhafa, një nga drejtuesit kryesor të LSI në Korçë, por edhe aktivist ka vendosur të lagohet nga partia e Metës dhe Kryemadhit.

Cna kontaktoi me Xhafën, i cili në prononcimin e tij e pohoi këtë lajm, por nuk më shumë detaje se çfarë e shty të marrë këtë vendim.

Por burime thanë se largimi i Esmerald Xhafajt erdhi pas debateve dhe përplasjeve që ka pasur me drejtuesin e LSI për Qarkun Korçë Endrit Braimllari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat