Kepi: Politikanë e gazetarë shqiptarë po vënë në diskutim përgjimet, kujt i del emri me mafien në Itali nuk voton

Shqipëria

Kepi: Politikanë e gazetarë shqiptarë po vënë në diskutim përgjimet, kujt i del emri me mafien në Itali nuk voton

Më: 27 janar 2021 Në ora: 17:11
Albi Kepi

Në një intervistë për edicionin lajmeve në RTV Ora, Albi Kepi, gazetarja që përcolli e para përgjimet e antimafies italianë lidhur me përgjimet, u shpreh se sipas drejtuesit të hetimeve, këto të fundit janë duke vazhduar.

Kepi tha se i duket shqetësuese që politikanët shqiptarë dhe shumë gazetarë e në vend që të mbështesin hetimin, kërkojnë se nga cili kah ka dalë dosja.

Kepi: Grupi drejtuesi i hetuesve konfirmoi se hetimet janë duke vazhduar. Këtë gjë e konfirmon edhe antimafia italiane, që operacioni “Profil i ulët” vazhdon akoma, ku ka implikime të mafiozë italianë dhe shqiptarë. Hetimet janë sekret profesional tashmë. Sipas burimeve që kemi hetimet vazhdojnë edhe në vende të tjera. Kur hetimet janë në proces, hetuesit dhe policia nuk komentojnë se çfarë po ndodh për shkak të profesionalizmit.  

Po ndodh një skandal i dytë, sepse po mundohet që të vihet në diskutim një dokument shtetëror nga shteti italianë, edhe nga gazetarë. Kjo është mjaft shqetësuese sepse politika, në të dyja krahët duhet ta mbështeste këtë hetim, jo të shohë se nga kush krah doli dosja. Hetimet nuk një për qëllime politike, por për të vendosur drejtësi dhe kundrejt sipërmarrësve të ndershëm. Është e çuditshme që të ndahesh te përgjimet, për të gjetur emra nga kahet e ndryshme. Kolegët gazetarë nuk po e diskutojnë fenomen. Është e lehtë të thuhet që njihej ky fenomen, por çfarë po bëhet në lidhje me këtë.

Kepi shtoi se është shqetësues fakti që mafia italiane kërkon të investojë para në Shqipëri dhe theksoi se kush akuzohet si i përfshirë me mafien në Itali nuk ka të drejtë vote.

Kepi: Mendoj se institucionet shtetërore shqiptare në vend që të dalin në konferenca për shtyp, të dalin dhe të bëjnë mea culpa. Kjo dosja nuk diskutohet se janë gjetur përgjime ku pastrohen para përmes ndërtimit në Shqipëri dhe për të thithur tendera. Kjo është më shqetësuesja, se kanë 4 vite që kanë nisur hetimet, ku mafia italiane ka këtë vlerësim për të investuar para në Shqipëri, pikërisht në këto sektorë. Nga ana tjetër, në Itali nuk vihet në diskutim dosja, por ajo që ka sjellë, pasi është përfshirë edhe një eurodeputet i cili dha edhe dorëheqjen. Në Shqipëri ka një mungesë kulture lidhur me akuzën që është i përfshirë me mafien. Në Itali nëse të akuzojnë si i përfshirë me mafien, nuk ke të drejtë vote dhe as pronar i një sipërmarrjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat