Basha mbledh Këshillin Kombëtar në orën 18:00/ Mbledhje formale online

Shqipëria

Basha mbledh Këshillin Kombëtar në orën 18:00/ Mbledhje formale online

Më: 27 janar 2021 Në ora: 17:22
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të mbledhë sot në orën 18:00 Këshillin Kombëtar. Një mbledhje e paparalajmëruar dhe e mbajtur “sekrete” për mediat. Pritet që Basha të kalojë disa vendime formalisht, pra ta përdorë Këshillin si justifikim për emërimet e deri tanmishme.

Mbledhja do të bëhet përmes platformës online Zoom.

Ditën e sotme Basha prezantoi edhe programin ekonomik. Nëse do të marrë votëbesimin e shqiptarëve, Lulzim Basha ka premtuar se karburantin do ta paguajnë më lirë, pasi do të hiqet taksa mbi karburantin prej 24 lekësh. Ndërhyrje do të ketë edhe në skemën e sigurimeve shoqërore, të cilat demokratët premtojnë t’i ulin nga 24 në 18 përqind ku 9% të vlerës do ta paguaj punëdhënësi dhe 9 përqind do të jetë detyrim i punëmarrësit.

Demokratët janë të bindur se falë menaxhimit që do t’i bëjnë kompanive shtetërore të energjisë, do të mundësojnë uljen e çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë dhe biznesin. Ndërkohë që lehtësira pritet të ketë edhe për bizneset e huaja që do të kenë interes për të investuar në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat