PD mbledh Këshillin Kombëtar/ Zbardhen diskutimet

Shqipëria

PD mbledh Këshillin Kombëtar/ Zbardhen diskutimet

Më: 27 janar 2021 Në ora: 18:59
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur që prej orës 18:00 Këshillin Kombëtar.

Kjo mbledhje ishte e paparalajmëruar dhe “sekrete”, ku nga ana e selisë blu nuk pati një njoftim për media, për të informuar publikun se kush do të ishte tema e diskutimit.

Burime pranë PD bënë me dije se fokus të diskutimeve është programi elektoral që PD do të shpalosë në fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se është ish deputetja Jorida Tabaku ajo e cila është duke bërë prezantimin e programit të opozitës.

Ekonomia do të jetë shtylla kryesore e programit të demokratëve. Ndryshimi për Lulzim Bashën duhet të nis nga taksat. Demokratët propozojnë që të ulet barra për biznesin nga 15 në 9 % përmes taksës së sheshtë.

Ndër pikat ku PD e ka përqëndruar programin e saj janë fermerët, anulimi i ligjit për arsimin e lartë, vendosja në filtër e të gjithë koncensionareve dhe kontrateve të partneritetetit publik privat nga viti 2005 kur qeverisnin vetë demokratët dhe kryesisht kontratat e dhëna gjatë 8 vjeçarit të fundit nga maxhoranca e majtë.

Demokratët janë të bindur se falë menaxhimit që do t’i bëjnë kompanive shtetërore të energjisë, do të mundësojnë uljen e çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë dhe biznesin. Ndërkohë që lehtësira pritet të ketë edhe për bizneset e huaja që do të kenë interes për të investuar në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat