Do kërkojë mandat të dytë apo do kthehet te LSI?/ Meta: Nuk shqetësohem, do jem…

Shqipëria

Do kërkojë mandat të dytë apo do kthehet te LSI?/ Meta: Nuk shqetësohem, do jem…

Më: 27 janar 2021 Në ora: 22:00
Ilir Meta

Disa kohë më parë në media qarkulloi një lajm se më 26 prill, Ilir Meta do të jepte dorëheqjen nga posti i presidentit për të krijuar një parti.

Duke marrë shkas nga kjo, presidenti Ilir Meta është pyetur nëse do të kërkojë një mandat të dytë në krye të Presidencës, apo  do të kthehet tek LSI, partia që ka themeluar.

Kreu i Shtetit nuk preferoi të japë një përgjigje të prerë për këtë pyetje, por tha në Alb365 se nuk e ndjen si shqetësim pozicionin e tij në të ardhmen.

“Unë jam i shqetësuar për daljen e Shqipërisë nga shinat e procesit të integrimit europian. Sikurse jam mjaft i shqetësuar, prej  kohësh, për daljen nga shinat kushtetuese të gjithë shtetit. Ky është shqetësimi im kryesor, rivendosja e vendit sa më shpejt në shinat e Kushtetutës dhe të Integrimit Europian.

Ashtu sikurse jam mjaft i shqetësuar dhe i brengosur prej vitesh për fenomenin  e shpopullimit të Shqipërisë, për mosdhënien e mundësive të rinjve për të qendruar në vend, për të mos investuar në edukimin e tyre më cilësor sipas kërkesave të tregut të punës, si  dhe për të mos iu siguruar atyre një perspektivë me punë më të mirëpaguar.

Këto janë shqetësimet e mia kryesore. Nuk është shqetësimi im  se cili do të jetë pozicioni im në të ardhmen. Në çdo rast unë do të jem në Shqipëri, do të jem midis shqiptarëve dhe në shërbim të tyre”, deklaroi Meta./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat