Koja: Opozita ka sherr brenda llojit. Xhaferri: Në 8 vite PS arritje Tahirin me kanabisin dhe Ndraghetën

Shqipëria

Koja: Opozita ka sherr brenda llojit. Xhaferri: Në 8 vite PS arritje Tahirin me kanabisin dhe Ndraghetën

Më: 27 janar 2021 Në ora: 23:37
Gjergj Koja

Ish-ministri Gjergj Koja u shpreh se opozita ka sherr brenda saj.

Ndërsa ish-deputeti i PD-së, Ferdinand Xhaferri tha se PS në 8 vite ka ndonjë arritje, përveç Tahirit me kanabisin dhe Ndraghetës.

Koja: Cilin ekip do të votojnë shqiptarët? Cilët janë njerëzit që do të votojnë në 25 prill? Keni sherr brenda llojit. Keni filluar gjuetinë e shtrigave.

Xhaferri: Qeveria e PD-së nuk do të jetë si e juaja. Me dosjen 184 bëtë me turp familjet shqiptare, ministra që komunikojnë me një fjalor të ndyrë. Në 8 vite keni ndonjë arritje, përveç Tahirit me kanabisin dhe Ndraghetës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat