Koja: Partitë e tjera bashkë nuk e kapin dot Partinë Socialiste, PD gaboi me djegien e mandateve

Shqipëria

Koja: Partitë e tjera bashkë nuk e kapin dot Partinë Socialiste, PD gaboi me djegien e mandateve

Më: 27 janar 2021 Në ora: 23:51
Gjergj Koja

Ish-ministri Gjergj Koja u shpreh se Durrësi ka që në vitin 2000 që udhëhiqet nga të majtët dhe jo pa meritë.

Gjergj Koja: Durrësi ka që në vitin 2000 që udhëhiqet nga të majtët dhe jo pa meritë. Së fundmi Durrësi vuajti nga dy tërmete. Organizimi i resurseve ka qenë në nivelin më të lartë të mundshëm. Partia Socialiste jo vetëm në Durrës por edhe në disa qarqe mbetet forcë e parë politike.

Partitë e tjera bashkë nuk e kapin dot Partinë Socialiste, PD gaboi me djegien e mandateve, opozita tradhtoi ata që e votuan. Bojkoti i zgjedhjeve lokale e dëmtoi opozitën. Nëse PD ka rritje kjo nuk është se PS po humb, por PD po merr ata votues që i ikën te LSI.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat