Parashikimi i motit: Ulen temperaturat, pasdite shtohen vranësirat

Shqipëria

Parashikimi i motit: Ulen temperaturat, pasdite shtohen vranësirat

Më: 28 janar 2021 Në ora: 07:41
Ilustrim

Masat ajrore verilindore, të cilat kanë depërtuar drejt gadishullit të Ballkanit, do të diktojnë në vendin tonë një mot të kthjellët, por të ftohtë gjatë pjesës së parë të ditës.

Sipas MeteoAlb, parashikohet që pjesa e dytë e ditës, të sjellë shpeshtim të vranësirave, por pa reshje shiu .

Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në mëngjes dhe mesditë, duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -8°C deri në 9°C.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke krijuar në det një dallgëzim 3 ballë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat