Kreu i Komitetit të Ekspertëve anti-Covid shkeli rregullat, Bino: Të gjobitet!

Shqipëria

Kreu i Komitetit të Ekspertëve anti-Covid shkeli rregullat, Bino: Të gjobitet!

Më: 28 janar 2021 Në ora: 08:09
Mira Rakacolli dhe Silva Bino

Anëtarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Silva Bino, thotë se Mira Rakacolli duhet të gjobitet për shkelje të rregullave për parandalimin e përhapjes së pandemisë të përcaktuar në aktin normativ të hartuar nga vetë ajo.

Reagimi vjen pas publikimit në rrjetet sociale të fotos së kryetares së Komitetit Teknik të Ekspertëve në vend, Mira Rakacollit në një aktivitet sociale me Partinë Socialiste.

Bino tha për “Abc”, se grumbullimi është i gabuar dhe në këtë rast duhet ndërhyrja e policisë bashkiake apo asaj të shtetit për gjobitjen e individëve që shkelin rregullat, kushdo qofshin ata.

“Është shumë gabim e them, është shumë gabim. Kjo është shumë e gabuar. Këtu duhet të marrë masat policia. Policia bashkiake, Policia e Shtetit, të gjithë ata që e kanë detyrim kontrollin për shkeljen e këtij vendimi. Policia duhet të veprojë në çdo kohë. Nuk e di këtë fakt, por edhe unë vetë të jem, policia të vijë dhe të më gjobisë”- tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat