Mblidhet Kuvendi, diskutohen ndryshime në ligjin e buxhetit të 2020-ës

Shqipëria

Mblidhet Kuvendi, diskutohen ndryshime në ligjin e buxhetit të 2020-ës

Më: 28 janar 2021 Në ora: 10:33
Kuvendi i Shqipërisë

Sot po mbahet seanca e radhës plenare ne parlament.

Deputetët do të diskutojnë sot disa akte normative si dhe ligjin për disa ndryshime në buxhetin e shtetit.

Pikat që do të diskutohen:

1.Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 18.01.2021 (Neni 44, pika 2 e Rregullores)
2.Njoftime (Neni 44, pika 3 e Rregullores)
3.Akt Normativ nr. 34, datë 16.12.2020 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 88/2019 “Për buxhetin e vitit 2020” të ndryshuar””.(Neni 101 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
4.Akt normativ nr. 35, datë 16.12.2020 “Për një shtesë në aktin normativ nr. 1, datë 31.01.2020 të Këshillit të Ministrave “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike” miratuar me ligjin nr. 18/2020″.(Neni 101 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

5.Akt Normativ nr. 36, datë 23.12.2020 “Për zgjatjen e afatit të vlefshmërisë së certifikatës së kontrollit teknik”.(Neni 101 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)Pyetje. Shprehet nismëtari. Shprehet komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Dhënie mendimi komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin Diskutime (Shprehen grupet parlamentare)
6.Akt normativ nr. 37, datë 24.12.2020 “Për një ndryshim në aktin normativ nr. 8, datë 7.12.2019 të Këshillit Ministrave “Për përdorimin e procedurës së përshpejtuar për subvencionimin e pagesës së qirasë së banesës për familjet e mbetura të pastreha, si pasojë e fatkeqësisë natyrore, tërmetit të datës 26.11.2019”.(Neni 101 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Dhënie mendimi komisioni për Ekonominë dhe Financat Diskutime (Shprehen grupet parlamentare)

7.Akt Normativ nr. 2, datë 13.01.2021 “Për autorizimin e Agjencisë Shtetërore për shpronësimin për negocimin e afatit të shpronësimit të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, të nevojshme për ndërtimin e spitalit të Fierit”.(Neni 101 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

8.Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) për krijimin e një përfaqësie të FAO-s në Republikën e Shqipërisë”.(Neni 121 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë absolute votash për miratim)Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet komisioni përgjegjës për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin Dhënie mendimi komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Dhënie mendimi komisioni për Politikën e Jashtme Diskutime (Shprehen grupet parlamentare)
9.Projektvendim “Mbi përcaktimin e numrit të prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”.(Neni 18/1 i ligjit nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar””, dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)Shprehet komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Diskutime (Shprehen grupet parlamentare)
Projektvendim “Për zgjedhjen e tre anëtarëve të Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar (KDRTSH)”.(Neni 78 i Kushtetutës, ligjit 97/2013 “Për mediat audiovizive në RSH”, i ndryshuar””, nenet 55, 60 dhe 111 Rregullore Kuvendi, shumicë e thjeshtë votash për miratim, votim i fshehtë)Shprehet komisioni përgjegjës për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik Diskutime (Shprehen grupet parlamentare)

11.Projektvendim “Për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për huan për zhvillimin e politikës për qëndrueshmërinë fiskale dhe rritjen në Shqipëri”.(Neni 83, pika 2 dhe 78 të Kushtetutës, neni 28 dhe 55 Rregullore Kuvendi, votim i hapur, shumicë e thjeshtë votash për miratim)(Shprehet një folës pro dhe një folës kundër)
12.Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat