Mesazhi i fortë i Metës: Përmbysje demokratike më 25 prill!

Shqipëria

Mesazhi i fortë i Metës: Përmbysje demokratike më 25 prill!

Më: 28 janar 2021 Në ora: 11:24
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta vazhdon të mbajë qëndrime të forta kundër mazhorancës aktuale në vend.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Meta bën thirrje për përmbysje të qeverisë që drejtohet nga kryeministri Rama, ish-aleati i tij i dikurshëm.

"Zgjedhjet duhet të ishin mbajtur me kohë. PËRMBYSJE DEMOKRATIKE më 25 PRILL 2021", shkruan Meta në Facebook.

Presidenti ka qenë një kundërshtar i flaktë kundër mazhorancës socialiste, duke kërkuar haptazi rrëzimin e qeverisë në zgjedhjet e 25 prillit.

Meta i ka konsideruar vazhdimisht zgjedhjet si një referendum mbarëkombëtar për rivendosjen e rendit kushtetues në Shqipëri/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat