Basha prezanton programin e PD: Nuk bëj pretime të bujshme, do të çojmë Shqipërinë përpara

Shqipëria

Basha prezanton programin e PD: Nuk bëj pretime të bujshme, do të çojmë Shqipërinë përpara

Më: 28 janar 2021 Në ora: 12:32
Lulzim Basha

Partia Demokratike prezantoi këtë të enjte programin ekonomik, me të cilin synon t’u mbushë mendjen qytetarëve që ta votojnë në zgjedhjet e prillit.

Kreu i PD, Lulzim Basha deklaroi se nuk bën premtime boshe, por do të realizojë gjithçka thotë.

Ai pranoi se qytetarët janë të lodhur nga premtimet, por theksoi se diçka e tillë nuk do të ndodhë nëse votën ja besojnë PD.

“Kemi punuar për t’i sjellë Shqipërisë një plan serioz rimëkëmbjeje. I kemi kushtuar shumë kohë sepse këtë herë duam të sjellim para juish një program pune, qeverisjeje, një program të zbatueshëm, që do t’i shërbejë qytetarëve dhe Shqipërisë. Ky është një program që do ta çojë Shqipërinë përpara, menjëherë pas fitores së zgjedhjeve të 25 prillit. Jam i vetëdijshëm se çfarë ju shkon ndërmend shumë prej jush. Keni dëgjuar kaq shumë premtime në këto tetë vite, jeni lodhur nga ata që ju premtojnë botën dhe nuk ju japin asgjë. Ndodhi me kryeministrin në ikje që ju premtoi qindra dhe mijëra vende pune. Nuk kam dalë sot para jush t’ju premtoj gjëra që nuk bëhen kurrë realitet. Nuk janë premtime, janë angazhime të padiskutueshme të miat si kryeministër dhe ekipit tim. Direkt në katër vitet e para, sipas një plani të detajuar, ka ardhur koha për ndryshim, ka ardhur të largojmë këtë qeveri dhe të sjellim një qeveri që kujdeset për njerëzit. Edhe unë mund të premtoj 500 mijë vende pune, pagën minimale 500 euro, por unë nuk dua të fitoj besimin tuaj me gënjeshtra. Unë nuk bëj premtime të bujshme.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat