Procesi i fiskalizimit/ Denaj: Në fund të 2021, vetëm faturë elektronike

Shqipëria

Procesi i fiskalizimit/ Denaj: Në fund të 2021, vetëm faturë elektronike

Më: 28 janar 2021 Në ora: 17:06
Pamje nga takimi

Në fund të vitit 2021 do të ketë vetëm faturë elektronike. Këtë e bëri me dije Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, gjatë një takimi me entet publike, të zhvilluar në qytetin e Lezhës.

“Fiskalizimi nuk ka nisur në 2021, ka nisur në 2019. Është një ligj që ka kaluar të gjithë hapat, është ratifikuar në parlament në 2019 dhe në vitin 2020 ne e shtymë afatin e zbatimit sepse është logjike në një vit të vështirë për biznesin, pandeminë, nuk mund të jepnim, jo vetëm shpjegime, por edhe të kërkonim vëmendjen e biznesit.  Kështu që, ne në 1 janar kemi nisur fiskalizimin me entet publike. Administrata tatimore në muajin korrik do fillojë që marrëdhëniet që ndodhin nëpërmjet bankave, pra transaksionet në banka të jenë edhe ato të fiskalizuara dhe në 1 shtator të jenë edhe marrëdhëniet e cash-it. Pra, në fund të vitit 2021 ne do kemi vetëm faturë elektronike”, u shpreh Denaj.

Sipas ministres, është e rëndësishme që, Administrata Tatimore do të dijë sa është qarkullim cash, sa është me bankë dhe që i gjithë informacioni do të jetë në kohë reale.

“Kjo është një qasje për ta bërë administratën tatimore edhe më moderne”, theksoi Denaj.

Në Drejtorinë e Lezhës janë 66 ente publike dhe 257 tatimpagues, të cilët janë planifikuar për trajnime. Biznesi i madh, biznesi i vogël me TVSH, biznesi i vogël pa TVSH, entet publike që, në total janë 4,049 subjekte, ku 829 janë biznes i madh, 985 janë biznes i vogël me TVSH dhe 2.169 janë biznes i vogël pa TVSH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat