30 persona me Covid në një ditë transportohen në spital

Shqipëria

30 persona me Covid në një ditë transportohen në spital

Më: 28 janar 2021 Në ora: 17:37
Skënder Brataj

Afro 30 persona në ditë dërgohen në spital për shkak të komplikacioneve nga Covid. Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj thotë se vetëm gjatë muajit Janar janë mbi 900 persona që dërgohen në spital.

“Nga 350-400 që kryen në ditë në total në banesë nga të cilat 100-150 janë gjithmonë për Covid në mesataren e rutinës tonë të përditshme. Dhe nga 160 vizita Covid në 48,1% dërgohen ë  spitale dhe 50 % në banesë. Për sa i përket  nga 1 janari, janë bërë 1963 vizita për Covid dhe 969 kanë shkuar në spital dhe 994 janë trajtuar në banesë”.

Përpara së të vendoset për t’u transportuar në spital, ekipi i urgjencës kryen vizitën në banesë për të prekurin me Covid dhe për të përcaktuar stadin e sëmundjes.

“Ekipi kur shkon në banese bën vizitën dhe shikon nëse është për në spital apo jo. Nëse parametrat kardiakë, ato të oksigjenit si dhe koshienca janë në rregull”.

Prej një muaji, pavarësisht rritjes së numrit të të infektuarve, numri i të shtruarve në spital paraqitet i qëndrueshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat