Yuri Kim: Shtetet e Bashkuara e kanë shumë seriozisht reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit

Shqipëria

Yuri Kim: Shtetet e Bashkuara e kanë shumë seriozisht reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit

Më: 28 janar 2021 Në ora: 18:14
Yuri Kim

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, thotë se Shtetet e Bashkuara e kanë seriozisht reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit.

Në një njoftim në faqen e kësaj ambasade, ambasadorja thotë se uron që  njerëzit të mos shpërqendrohen nga propaganda dhe ekzagjerimet dhe të bazohen vetëm mbi faktet.

Ambasadorja do të jetë sonte në një intervistë ekskluzive në News 24.

Njoftimi

“Ju e dini, unë nuk bëj premtime të mëdha. Gjithçka mund t’ju them është se Shtetet e Bashkuara e kanë shumë seriozisht reformën në drejtësi, se e kemi shumë seriozisht korrupsionin, se e kemi shumë seriozisht ndërtimin e një marrëdhënieje me Shqipërinë, e cila është e fortë në demokraci, mbrojtje, dhe biznes. Dhe j’ua lë juve në dorë të gjykoni, bazuar në fakte, se sa përparim është bërë apo nuk është bërë. E kam thënë këtë edhe më parë, uroj që njerëzit të mos shpërqëndrohen nga propaganda dhe ekzagjerimet. Njerëzit duhet të bazohen në fakte”.

Ndiqni News 24 sonte mbrëma, ora 21:00, për intervistën ekskluzive të Ambasadores Yuri Kim me Sokol Ballën. Shihni Ambasadoren teksa zbulon stërvitjen më të madhe ushtarake që do të zhvillohet në Ballkan dhe flet mbi vitin e saj si Ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, ç’duhet të presi Shqipëria nga administrata e re, mesazhin e saj mbi zgjedhjet që po vijnë, përpjekjet e SHBA kundër korrupsionit, përparimin në reformën në drejtësi dhe shumë të tjera. Sonte mbrëma, në News24, ora 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat