Infektohet me koronavirus ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë. Flet për gjendjen e tij shëndetësore

Shqipëria

Infektohet me koronavirus ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë. Flet për gjendjen e tij shëndetësore

Më: 28 janar 2021 Në ora: 18:36
Luigi Soreca

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, është infektuar me koronavirus.

Nëpërmjet një mesazhi në Twitter, ambasadori thekson se gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar.

“Pas marrjes së testit, sot mora konfirmimin se rezultova pozitiv ndaj Covid-19. Jam mirë me shëndet, ashtu si dhe familja ime.

Unë jam në vetëizolim në shtëpinë time nga ku do të vazhdoj të ndjek nga afër punën e përditshme të Delegacionit të BE në Tiranë. Mbani veten të shëndetshëm dhe qëndroni të sigurt”, shkruan ambasadori Soreca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat