E mitura e denoncoi për abuzim seksual/ Shoqërohet në polici 24-vjeçarja nga Vora. Ballafaqimi me nënën: S’është kjo

Shqipëria

E mitura e denoncoi për abuzim seksual/ Shoqërohet në polici 24-vjeçarja nga Vora. Ballafaqimi me nënën: S’është kjo

Më: 29 janar 2021 Në ora: 09:59
Ilustrim

Një 24-vjeçare me inicialet A.Sh është shoqëruar nga policia e Tiranës mbrëmjen e djeshme, si person që ka dijeni për abuzimin e të miturës në Vorë.

Uniformat blu dyshojnë se ajo ka dijeni mbi ngjarjen e pazakontë që është denoncuar në Komisariatin e Vorës. News24 raporton se policia bëri një ballafaqim të të dyshuarës me nënën e të miturës, e cila tha se e shoqëruara nuk ishte personi që kishte abuzuar me vajzën. Policia dyshon se 24-vjeçarja ka dijeni për ngjarjen dhe po punon për sqarimin e saj dhe identifikimin e përgjegjësve.

E mitura e cila ka ngritur padi, është paraqitur në Polici e shoqëruar nga e ëma dhe një psikologe.

Burime nga Policia e kryeqytetit thanë dje se ngjarja ka ndodhur në muajin nëntor të vitit që kaloi, por është denoncuar vetëm ditën e mërkurë. Kanë qenë prindërit e vajzës së mitur, të cilët të shqetësuar për shkak se e bija refuzonte të shkonte në shkollë, kanë këmbëngulur që të zbulojnë arsyen, derisa 15-vjeçarja ka vendosur të flasë me të ëmën, duke i treguar çfarë i kishte ndodhur dy muaj më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat