“Liderët politikë duhet të heqin të korruptuarit nga listat” Mesazhi i Yuri Kim për politikën në prang të zgjedhjeve

Shqipëria

“Liderët politikë duhet të heqin të korruptuarit nga listat” Mesazhi i Yuri Kim për politikën në prang të zgjedhjeve

Më: 29 janar 2021 Në ora: 11:15
Yuri Kim

“Liderët politikë duhet të heqin të korruptuarit nga listat” deklaroi ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim.

Mesazhi i ambasadores së SHBA-së, u dha në konferencën “Kosto e Demokracisë II”

Yuri Kim u shpreh po ashtu se është i rëndësishëm edhe bërja transparente e financimit të fushatës elektorale dhe kandidatëve.

Për ambasadoren, e rëndësishme është që shqiptarët të përfaqësohen nga kandidatë të denjë, jo vetëm që nuk kanë të shkuar kriminale.

Yuri Kim: Fushata dhe financimi i saj është shumë i rëndësishëm. Duke që të kandidatët të kenë integritet për të përfaqësuar popullin. Është detyra e krerëve të partive që t’i pastrojnë listat e tyre nga kandidatët me të shkuar kriminale. Po ashtu, ata duhet të shohin se cilët do t’i përfaqësojnë shqiptarët, sepse nuk mjafton që vetëm dikush të mos jetë i dënuar për të kandiduar. Shqiptarët meritojnë të kenë zgjedhje të lira dhe të ndershme, si dhe t’i shohin liderët që u shërbejnë.

Demokracia nuk është përfaqësuese e një pushteti ose një personi. Janë marrë disa reformë sa i takon zgjedhjeve. Jemi duke punuar me të gjitha institucionet për zgjedhje të lira dhe transparente. Jemi duke punuar me partitë politike, në një farë mënyrë edhe duke i “detyruar” që të ndërtojnë besim te votuesit duke emëruar kandidatë pa lidhje me krimin. Po ashtu partitë duhet të bëjnë transparente edhe financimet e fushatës dhe të kandidatëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat