Yuri Kim thirrje partive politike: Largoni kriminelët dhe të korruptuarit nga lista zgjedhore

Shqipëria

Yuri Kim thirrje partive politike: Largoni kriminelët dhe të korruptuarit nga lista zgjedhore

Më: 29 janar 2021 Në ora: 11:20
Yuri Kim

Kur na ndajnë tre muaj nga zgjedhjet e 25 prillit, ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim ka dhënë disa mesazhe të rëndësishme për klasën politike shqiptar.

Në një aktivitet me temë “Kostot e Demokracisë”, diplomatja amerikane kërkoi që procesi zgjedhor të jetë i lirë dhe pa presione. Kim i bëri edhe njëherë thirrje lidërve politike që të heqin nga listat personat e inkriminuar.

Ndërsa tha se partitë politike duhet të përmbushin detyrimin ligjor për të forcuar besimin tek populli shqiptar, Kim bëri thirrje që të bëhen transparente financimet e partive.

“Populli shqiptar meriton të ketë besim në institucione dhe të hedhin votën në një proces transparent, të lirë pa presion dhe meriton të shikojnë lidershipin e partive politike dhe përfaqësuesit në parlament që ti shërbejnë interesave të të gjithë shqiptarëve.

Përgjegjësia për të përmirësuar sistemin elektoral nuk bie vetëm tek një person, institucion apo një parti, por tek të gjithë ne.

Këshilli politik mori vendime të rëndësishme vitin e kaluar, një hap i rëndësishëm për integrimin në BE. Tani ne po ndjekim procesin e zbatimit nga afër, po ndjekim rrugën e institucioneve për të siguruar që zgjedhjet e ardhshme të jenë të ndershme dhe transparente

Po punojmë me partitë politike që të përmbushin detyrimin ligjore për të forcuar besimin e popullit shqiptar duke vendosur në lista njerëz që nuk rrezikojnë demokracinë dhe nuk promovojnë korrupsionin.

Liderët e partive duhet të largojnë politikanët e korruptuar nga lista. Zbatimi i dekriminalizimit është jetik.

Liderët e partive duhet të bëjnë transparencë në financimin e partive. Këto financime duhet të jenë transparente.

Ne i bëjmë thirrje liderëve politike që të kontrollojnë kandidatët. Populli shqiptar meriton më tepër.  Populli shqiptar nuk duhet të votojë për kriminelë. Në një demokraci, qytetarët do të kenë pushtetin për të vendosur njerëz në detyrë”, tha Kim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat