Shqipëri, fshati Obot i izoluar nga përmbytjet

Shqipëria

Shqipëri, fshati Obot i izoluar nga përmbytjet

Më: 29 janar 2021 Në ora: 20:36
Fshati Obot

Prej 21 ditësh, fshati Obot i njësisë administrative Ana e Malit, është thuajse i izoluar nga ujërat.

Në fshat mund të hyhet vetëm me ndihmën e makinave të larta të ushtrisë. Të gjitha banesat janë të rrethuara nga uji dhe banorët thonë se po përballen me vështirësi të shumta.

Ata kërkojnë ndihmën e strukturave vendore dhe atyre qendrore të pushtetit, ndërkohë që pohojnë se të paktë janë zyrtarët që kanë shkuar në fshatin e tyre.

Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Pëllumb Sulo, ishte sot në fshatin Obot.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat