Drejt ‘izolimit të 3-të total’, Franca do mbyllë kufijtë edhe me Shqipërinë

Shqipëria

Drejt ‘izolimit të 3-të total’, Franca do mbyllë kufijtë edhe me Shqipërinë

Më: 29 janar 2021 Në ora: 21:52
Paris

Pasi numri i viktimave nga Covid-19 i kaloi 75 mijë, Franca pritet të hyjë në një ‘Lock-Down III’.

Pas shifrave të fundit në rritje, qeveria duket se po shqyrton mundësinë e rikthimit të masave kufizuese më të rrepta, që do e kthejnë vendin sërish në izolim total.

Nga ana tjetër së fundmi kryeministri Castex ka njoftuar se Franca do të mbyllë kufijte me vendet që nuk bëjnë pjesë në BE, përfshirë këtu dhe Shqipërinë, përveç udhëtimeve të domosdoshme.

Nga një anë shifrat, kurse nga ana tjetër Franca i trembet edhe varianteve të reja të COVID-19.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat