Ku do të kandidojë Vangjel Dule? Kreu i PBDNJ: Java që vjen do të jetë java e lajmeve…

Shqipëria

Ku do të kandidojë Vangjel Dule? Kreu i PBDNJ: Java që vjen do të jetë java e lajmeve…

Më: 30 janar 2021 Në ora: 08:52
Vangjel Dule

Java që vjen do të sjellë lajme nga kampi opozitar. Kështu u shpreh Vangjel Dule këtë të premte teksa u pyet se ku do të kandidojë ai vetë.

Kreu i PBDNJ nuk iu përgjigj drejtërpërdrejt pyetjes, por la të nënkuptohet se është shumë pranë marrëveshjes me kryedemokratin Basha.

I ftuar në studion e emisionit ‘Java në RTSH’, Dule tha se opozita është vonuar në marrëveshje pikërisht sepse ka taktikat e saj në raport të situatës.

“Java e ardhshme do të jetë java e lajmeve. Së pari kemi grumbullimin e numrit më të madh të forcave politike në një formacion që ka ndodhur ndonjëherë kundër një mazhorance.

E dyta, kemi të bëjmë më kufizimin në formën e bashkëpunimit.

Ndaj jemi të detyruar që një numër i madh i forcave politike të mblidhen. Pra një puzzle shumë i madh me pjesë të imëta. Aktualisht po konkludojmë këtë puzzle.

Ne nuk jemi vonë, kemi strategjinë dhe taktikat tona. Kur shkon të marrësh një kështjellë ndjek ritmin e daulleve…” – tha Vangjel Dule për ‘Java në RTSH’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat