“Në 25 prill Shqipëria fiton dhe Rama humb”/ Basha i përgjigjet Ramës për oligarkët: Me kë tallet akoma ky?

Shqipëria

“Në 25 prill Shqipëria fiton dhe Rama humb”/ Basha i përgjigjet Ramës për oligarkët: Me kë tallet akoma ky?

Më: 30 janar 2021 Në ora: 12:02
Edi Rama dhe Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, të bëra paraditen e sotme nga Korça për oligarkët.

Ai tha mes të tjerash se me uljen e taksës së sheshtë në 9% ata përfitojnë mbi 50 milionë euro nga buxheti i shtetit.

Me pyetjen ‘me kë tallet ky?’, Basha deklaron se shqiptarët duan ndryshimin dhe më 25 prill Shqipëria fiton, kurse Edi Rama humb.

“Me kë tallet akoma ky? Për 8 vjet Rama i ka shërbyer vetëm vetes, miqve të tij, ortakëve të tij, por jo shqiptarëve. Për 8 vjet shqiptarët kanë humbur, Rama dhe miqtë e tij kanë fituar. Shqiptarët duan ndryshim. Ndaj me 25 prill Shqipëria fiton dhe Rama humb”, shkruan Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat