Rritja e rasteve me COVID/ Bashkia e Divjakës vendos mbylljen pa afat të tregjeve

Shqipëria

Rritja e rasteve me COVID/ Bashkia e Divjakës vendos mbylljen pa afat të tregjeve

Më: 30 janar 2021 Në ora: 14:48
Ilustrim

Bashkia e Divjakës ka vendosur mbylljen e të gjitha tregjeve deri në një njoftim të dytë, pas rritjes së rasteve me koronavirus.

“Për shkak të përhapjes shqetësuese të infektimeve me Covid-19 njoftojmë mbylljen përkohësisht të të gjitha tregjeve me shtrirje në territorin e Bashkisë Divjakë. Tregjet do të jenë të mbyllur deri në një njoftim të dytë”, shkruhet në njoftim.

Gjithashtu nëpërmjet këtij njoftimi Bashkia i bën thirrje qytetarëve që të tregohen vigjilent dhe të respektojnë masat anti-covid.

Njoftim:

Për shkak të përhapjes shqetësuese të infektimeve me Covid-19 njoftojmë mbylljen përkohësisht të të gjitha tregjeve me shtrirje në territorin e Bashkisë Divjakë.

Tregjet do të jenë të mbyllur deri në një njoftim të dytë.

Këshillojmë të gjithë qytetarët të zbatojnë udhëzimet e institucioneve përkatëse përsa i përket parandalimit të përhapjes së COVID-19.

Të respektojmë jetën tonë dhe të atyre që na rrethojnë.

Faleminderit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat