Dorëzohet në polici shqiptari që vrau Mario Metajn, 5 ditë në arrati

Shqipëria

Dorëzohet në polici shqiptari që vrau Mario Metajn, 5 ditë në arrati

Më: 30 janar 2021 Në ora: 16:18
Foto ilustruese

Dorëzohet në polici shqiptari.

Vrasësi i dyshuar i 27-vjeçarit Mario Metaj, i cili u ekzekutua pasi u qëllua me breshëri plumbash gjatë një përleshje në kryqëzimin Kourtesis në Patras të hënën e kaluar, u dorëzua në polici.

Mediat greke raportojnë se 27-vjeçari, i shoqëruar nga avokati i tij, kapërceu pragun e Departamentit të Policisë Achaia pak pas orës 12 të mesditës. Akoma nuk është bërë i ditur identiteti i tij.

Mësohet se ai ishte kontaktuar nga Drejtori Rajonal i Policisë së Përgjithshme, Apostolos Martzaklis, dhe u kërkua që të dorëzohej në zyrën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat