Mos u gënjeni nga dielli! Ky është parashikimi i motit për fundjavën

Shqipëria

Mos u gënjeni nga dielli! Ky është parashikimi i motit për fundjavën

Më: 30 janar 2021 Në ora: 16:30
Foto ilustrim

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka paralajmëruyar ditën e sotme se do të ketë reshje intensive në qarkun e Shkodrës, gjë e cila mund të ndikojë në prurjet e Lumit Buna apo dhe në nivelin e ujit në Liqenin e Shkodrës.

Kukësi, Vlora dhe Gjirokastra gjithashtu pritet të kenë reshje me intensitet të lartë sot pasdite dhe nesër në mëngjes. Për sa i përket qarqeve të tjera, IGJEUM shprehet se reshjet do të jenë në formë mesatare.

RESHJET

Sot pasdite (e shtunë, dt. 30) dhe nesër (e diel, dt. 31) priten reshje intensive në qarkun e Shkodrës dhe mesatare në qarqet e tjera. Në qarqet Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje lokalisht intensive (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në verilindje dhe juglindje të vendit, reshjet mund të jenë në formë dëbore në lartësitë më të mëdha se 600m mbi nivelin e detit.

TEMPERATURAT

Nesër (e diel, dt. 31) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 10 / 14 °C

në vendet e ulëta: 8 / 12 °C

në vendet malore: 2 / 8 °C

ERA

Sot pasdite (e shtunë, dt. 30) dhe nesër (e diel, dt. 31) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, për momente deri e fortë, kryesisht në bregdet dhe zonat malore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat