Banorët në Dukagjin të revoltuar: Ka 2 javë që qendra shëndetësore nuk hapet

Shqipëria

Banorët në Dukagjin të revoltuar: Ka 2 javë që qendra shëndetësore nuk hapet

Më: 30 janar 2021 Në ora: 17:47
Foto ilustrim

Ndërkohë që jemi në një pandemi, qendra shëndetësore e Dukagjinit ëshët e mbyllur dhe asnjë familje nuk merr shërbim mjekësor.

Të revoltuar banorët ngrenë shqetësimin në Fax Neës duke thënë se nuk kanë ku të vizitohen as ku të marrin një medikament.

"Ka dy javë që nuk është hap. Tash doktorat rrogën e marrin dhe kush nuk interesohet për kët zon tan me vdek," u shpreh një banor.

Nga ana tjetër banorët theksojnë se edhe komuna e Dukagjinit vijon te jetë e mbyllur pasi te dyja institucionet janë në nje godinë e cila prej dy javesh është e mbyllur duke bërë që keta banore të mos marrin asnjë lloj shërbimi.

Dukagjini është zona e cila prej 30 vitesh nuk ka marrë vëmendje qeveria, shprehen banorët, edhe pse nje vend me resurse turistike të gjitha shërbimet baze atje mungojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat