U aksidentua kur po kalonte rrugën, 67-vjeçari ndërron jetë në spital, në pranga shoferi

Shqipëria

U aksidentua kur po kalonte rrugën, 67-vjeçari ndërron jetë në spital, në pranga shoferi

Më: 31 janar 2021 Në ora: 10:52
Foto ilustruese

Një 67- vjeçar me iniciale I. M. i cili u aksidentua një natë më parë teksa po kalonte rrugën bashkë me të shoqen ka ndërruar jetë në spital.

Ndërkohë e shoqja Gj. M., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Kthesa e Etc”. Ndërkohë uniformat blu kanë vënë në pranga L. B., 30 vjeç, banues në Fier, drejtuesi i automjetit tip “Seat” që përplasi dy të moshuarit.

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:

L.B., 30 vjeç, banues në Fier, pasi në datë 30.01.2021, rreth orës 18:15, në vendin e quajtur “Kthesa e Etc”, duke drejtuar automjetin tip “Seat” ka aksidentuar dy këmbësorë, shtetasit I. M., dhe Gj. M., të dy 67 vjeç.

Shtetasi I. M., gjatë orëve të natës ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shtetasja Gj. M., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve”, thotë në njoftimin e saj policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat