“Bizneset dhe qytetarët mbështesin uljen e taksave nga PD”/ Jorida Tabaku: Më 25 prill fiton Shqipëria

Shqipëria

“Bizneset dhe qytetarët mbështesin uljen e taksave nga PD”/ Jorida Tabaku: Më 25 prill fiton Shqipëria

Më: 31 janar 2021 Në ora: 13:57
Jorida Tabaku:

Jorida Tabaku u takua me biznese të ndryshme në Tiranë për t’i njohur me programin e PD për të rritur ekonominë, përmes uljes së taksave, pullës fiskale që mban larg tatimorët dhe rritjes së konsumit.

Bizneset pohuan të gjithë se situata është shumë keq, njerëzit blejnë shumë pak, se nuk kanë lekë, pandemia i ka goditur keq, qeveria nuk i ka ndihmuar dhe mezi ia dalin.

“Prezantimi i pullës fiskale tek çdo biznes i vogël që paguan taksa, bën të mundur që biznesit të mos i bien në qafë tatimorët dhe pastaj pjesën tjetër e bën taksa” – tha Jorida Tabaku gjatë takimit me bizneset

Qytetarët e shohin si realist dhe shpresëdhënës programin e PD, duke u shprehur publikisht për votën pro PD më 25 Prill.

“Programi ka qëllim te fitoje individi, te fitoje ekonomia. Nuk mundet te fitoje Edi Rama dhe Arben Ahmetaj dhe 5 veta qe kanë mbrapa, duhet te fitojnë te gjithë shqiptarët”- u shpreh Tabaku, e cila iu përgjigj edhe një biznesi të madh që punësonte 50 njerëz, për lehtësitë që ofrohen.

“Për biznesin e madh nga 15% ne 9% tatim fitimin. Kjo te jep me shume mundësi qe te investosh. Sigurimet shoqërore, kontributet e punëdhënësit dhe punëmarrësit 9% me 9%; takse e sheshtë edhe këtu. Çmimi i energjisë elektrike sidomos për prodhuesit ulet me 20%. Rritja e çmimit te karburantit ka rritur kostot e prodhimit. Janë të gjitha zinxhir. Pra, fiton ti, fiton Shqipëria, fitojnë të gjithë shqiptarët.  Ju jeni baza e ekonomisë. Me 25 prill te bëjmë ndryshimin e madh”- shpjegoi zonja Tabaku.

Bizneset e kanë mirëpritur programin e PD. Ata iu përgjigjën pozitivisht ftesës së Jorida Tabakut për të votuar PD në 25 prill, duke votuar për ndryshimin dhe shpresën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat