Ulet ndjeshëm numri i infektimeve në institucionet arsimore në Korçë

Shqipëria

Ulet ndjeshëm numri i infektimeve në institucionet arsimore në Korçë

Më: 31 janar 2021 Në ora: 15:21
Korçë

Duket se mësimi i alternuar ka ulur ndjeshëm infektimet nëpër institucionet arsimore në qytetin juglindor, Korçë. 

Në Korçë aktualisht janë 5 mësues aktiv me Covid-19 dhe 2 nxënës.

Në total, gjatë gjithë pandemisë janë prekur 167 mësues dhe 22 nxënës në këtë qytet. 

Ndërkohë vazhdojnë dezinfektimet nga bashkitë përkatëse në shkollat dhe kopshtet e qytetit.

Ende nuk dihet nëse provimet e sezonit për studentët do të zhvillohen në auditorë apo online.

Sakaq në Shqipëri ditët e fundit është rritur ndjeshëm numri i personave të infektuar me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë bëri më dije një ditë më parë u shënuan viktima dhe 901 raste të reja me COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat