Kërpaçi bisedë me të rinjtë për problemet e tyre të përditshme

Shqipëria

Kërpaçi bisedë me të rinjtë për problemet e tyre të përditshme

Më: 31 janar 2021 Në ora: 19:05
Floida Kërpaçi

Ish-deputetja e LSI-së Floida Kërpaçi, shkruan se do të bisedojë live në ‘Instagram’ me çdo të ri, për punësimin dhe të gjitha problematikat që ata kanë.

Kërpaçi thekson se do të bisedojë me të rinjtë për gjithçka që ata i mundon dhe për çështje që mund të bëhen më mirë në vend.

Postimi i ish-deputetes së LSI-së Floida Kërpaçi:

Je i ri që ke një pyetje, koment apo interesim rreth programit që LSI ka për rininë? Të pres të na bashkohesh sot në një komunikim #LIVE në #Instagram @floida_kerpaci.

E gatshme të flasim për shumë gjëra, duke e nisur me alternativën e punësimit për të rinjtë dhe mundësitë që do të krijojë SHQIPËRIA SHTËPIA E TË RINJVE. #LSI #FloidaKërpaçi #Tirana #Albania

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat