Sherri i shqiptarit me nigerianin “mban peng” trenin për një orë

Shqipëria

Sherri i shqiptarit me nigerianin “mban peng” trenin për një orë

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 07:33
Ilustrim

Një konflikt mes një shqiptari dhe një nigeriani “ka mbajtur peng” për rreth një orë trenin.

Ngjarja ka ndodhur në Itali, në stacionin e Rufinas, Firenze, ndërsa për fat të mirë nuk u raportua për persona të lënduar.

Sipas mediave italiane, në këtë incident u përfshi një 20-vjeçar shqiptar dhe një 32-vjeçar me origjinë nga Nigeria.

Ata filluan të debatonin për arsye banale, ndërsa sherri bëri që treni të qëndronte i bllokuar për gati një orë.

Është dashur ndërhyrja e disa pasagjerëve të tjerë për të qetësuar situatën.

Policia mbërri në vendngjarje dhe mori në pyetje dy protagonistët për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat