Rruga e aksidenteve/ Janari, një muaj i zi edhe për Lezhën

Shqipëria

Rruga e aksidenteve/ Janari, një muaj i zi edhe për Lezhën

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 12:18
Foto ilustrim

Drejtuesit e automjeteve vijojnë të jenë të pakujdesshëm në respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor ndaj dhe numri i aksidenteve në vendin tonë vijon që të jetë tepër i lartë.

Automjete me shpejtësi të lartë, me drejtues që flasin në cellular, qytetarë që kalojnë nga njëra anë në anën tjetër të rrugës duke rrezikuar jetën, parakalime të gabuara dhe shumë shkelje të tjera janë ata cfarë shikon në rrugët e Lezhës gjatë një vëzhgimi.

Shpejtësia maksimale e lëvizjes në aksin Lezhë-Milot është 80 km në orë, por janë të pakët ata drejtues që e respektojnë. Në qarkun e Lezhës, në fakt numri i aksidenteve vijon të jetë i lartë ku vetëm gjatë muajit Janar kanë ndodhur 9 aksidente me 11 persona të lënduar por dhe 5 persona të vdekur në vetëm dy aksidente këtu mund të përmendim 4 anëtarët e një familje nga Kosova, të cilët u përplasën me një kamion dhe shkak i këtij aksidenti ishte një parakalim i gabuar.

Policia e Lezhës, vetëm gjatë muajit janar ka arrestuar 20 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur por edhe për drejtim mjeti pa leje drejtimi, si dhe ka vendosur 2460 masa administrative për shkelje të ndryshme të kodit rrugor si dhe janë tërhequr 190 leje drejtimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat