U shfaq pa maskë në takimin politik, justifikohet Rakacolli

Shqipëria

U shfaq pa maskë në takimin politik, justifikohet Rakacolli

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 15:11
U shfaq pa maskë në takimin politik, justifikohet Rakacolli

Zv.Ministrja e Shëndetësisë Mira Rakcolli ka folur për fotografinë në të cilën ajo shfaqej në një aktivitet politik, pa maskë dhe duke thyer protokollet e përcaktuara nga Komiteti i Ekspertëve, që ajo drejton.

E pyetur nga gazetarët lidhur me këtë situatë, Rakacolli e cilësoi atë një incident të iozluar. Ajo tha ndër të tjera se numri i personave pjesëmarrës në takim ka qenë më i vogël se sa shihej në foto, pasi fotoja është realizuar në fund të mbledhjes.

“Ajo ka qenë një incident i izoluar, ka qenë një situatë, ajo ndodhi. Unë e kam shpejguar si ka ndodhur. Është marr një foto dhe aty nuk janë më shumë se 14 vetë po t’i numërosh. Është marr në fund të një takimi. Ishin bërë takime me orare të ndryshme dhe ishin duke ardhur edhe të tjerë. Aktiviteti ka qenë me më pak veta sepse ashtu ishte organizuar, siç e shpejgova ka qenë moment i lëvizjes së orareve dhe ardhjes së njerëszve që kishin takim pak më vonë se sa ishim ne”, tha Rakacolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat