Përdhunoi gjyshen 86 vjeçare/ Ekspertim mendor për 36 vjeçarin

Shqipëria

Përdhunoi gjyshen 86 vjeçare/ Ekspertim mendor për 36 vjeçarin

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 16:43
Foto ilustrim

Saimir Meçani, 36-vjeçar u arrestua nga policia dhe prokuroria e Lushnjës, në akuzën e dhunës në familje dhe përdhunimit të gjyshes së tij, 86-vjeçare.

Gjatë marrjes në pyetje, Meçani, nuk e ka mohuar ngjarjen duke pranuar autorësinë, por tha se vuan nga sëmundje të shëndetit mendor.

I riu nuk është marrë përsipër nga asnjë avokat, ndërkohë që është caktuar një mbrojtës me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Gjatë kësaj jave, Prokuroria e Lushnjës, të pritet të kërkojnë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për 36 vjeçarin.  

Meçani dyshohet se ka shfaqur dhe situata të tjera të kësaj natyre, por asnjë çështje penale kundër tij, nuk ishte regjistruar në prokurori dhe polici.

Akt-ekspertimi do tregojë edhe gjendjen e vërtetë mendor të Saimir Meçanit, nëse ai mban përgjegjësi për veprimet që kryen.

Dyshohet se në momentin e aktit, 36 vjeçari të ketë qenë i droguar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat