Dështon grabitja e një dyqani/ Katër autorët pikasen nga pronari, i cili qëllon me çifte, dy të mitur plagosen!

Shqipëria

Dështon grabitja e një dyqani/ Katër autorët pikasen nga pronari, i cili qëllon me çifte, dy të mitur plagosen!

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 09:25
Foto ilustrim

Dy 16-vjeçarë janë plagosur pasi tentuan që të grabisnin një dyqan.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në Helshan të Hasit, ku 4 persona dështuan në grabitje, pasi u pikasën nga pronari i dyqanit.

Sipas News24, pronari i dyqanit ka hapur zjarr me çifte, duke plagosur dy prej autorëve.

Ndërkohë, policia arrestoi 4 të miturit të cilët rezultojnë autorë të një vjedhje tjetër si edhe pronarin e dyqanit që u tentua të grabitej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat