Koduzi shpjegon programin e shëndetësisë së PD-së: Parimi paraja ndjek pacientin do të jetë në themel

Shqipëria

Koduzi shpjegon programin e shëndetësisë së PD-së: Parimi paraja ndjek pacientin do të jetë në themel

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 17:00
Gazment Koduzi

Eksperti pranë PD, Gazment Koduzi ka shpjeguar se si funksionon programi i demokratëve për shëndetësinë.

Më konkretisht, kjo është bërë në formën e një bashkëbisedim me një qytetare e cila ka kaluar COVID-in dhe thotë se ka paguar shumë para.

Koduzi shpjegon se si këto para do u kthehet qytetarëve.

"Përshendetje Doktor Gazi! Sapo kam kaluar COVIDIN dhe kam shpenzuar jo pak, po plot 100.000 lekë të reja. Paguaj siguracionet rregullisht.

Si do jetë zgjidhja që mos të paguaj më nga xhepi im?

Gazment Koduzi: Partia Demokratike do të zbatojë parimin paraja do ndjekë pacientin, që do të thotë: Ju Jona si e siguruar i keni kryer ekzaminimet ne privat. Me sistemin e ri, faturat tuaj të ekzaminimeve, do t’i paguajnë sigurimet shëndetësore. Ne këtë mënyre, ju nuk do të paguani 2 herë për shëndetin tuaj: Një herë për sigurimet shëndetësore dhe një herë për ekzaminimet në privat. Ne do të ulim shpenzimet e tua nga xhepi, dhe ju do të jeni e qetë për shëndetin tuaj", njofton PD-ja. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat