“Situata është serioze”, mjeku Dasho: Transporti publik, vendi më riskues për transmetimin e Covid-19

Shqipëria

“Situata është serioze”, mjeku Dasho: Transporti publik, vendi më riskues për transmetimin e Covid-19

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 20:10
Erion Dasho

Mjeku Erion Dasho në një intervistë për gazetaren Matilda Mcini në Ora News ka thënë se gjendja e shkaktuar nga Covid-19 në vend është serioze.

Sipas Dashos, 80-90% e vdekshmërisë së vitit të kaluar i referoheshin pandemisë, teksa shton se mjetet e transportit publik janë një ndër vendet me transmetueshmërinë më të lartë të virusit.

Dasho: Kjo situatë ka kohë që vazhdon në Shqipëri dhe është fatkeqësi, sepse nuk ka ndërgjegjësim në Ministrinë e Shëndetësisë, në Komitetin Teknik se Covid vazhdon ende të jetë një problem serioz. Ata e kanë marrë shumë lehtë këtë punë dhe fatkeqësisht kjo pasqyrohet në situatën e sëmundshmërisë. Sot ka qenë rekord, numri i rasteve më të larta të diagnostifikuara gjatë një ditë përgjatë gjithë epidemisë.

Në humbjen e jetëve statistikat i dinë të gjithë shqiptarët, viti 2020 u mbyll me 6 mijë vdekje më shumë se mesatarja e viteve paraardhëse, ç’ka flet sipas metodologjisë që përdor gjithë bota për analizën e këtyre vdekjeve, rreth 80-90%  e vdekjeve ekstra i identifikohen Covidit. Si pasojë e këtyre masave që  nuk u morën asnjëherë, ne jemi në një katastrofë përsa i takon sëmundshmërisë dhe fatkeqësisë të vdekshmërisë.

Mjetet e transportit janë një ndër vendet më me risk, ku mund të transmetohet Sars Covid-2. Unë kam pasur shumë reagime, se mënyra se si po zhvillohej ky transport ishte i pasigurt..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat