Vota e emigrantëve/ Majko: Nëse KQZ vazhdon, shkel ligjin

Shqipëria

Vota e emigrantëve/ Majko: Nëse KQZ vazhdon, shkel ligjin

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 22:21
Pandeli Majo

Ministri i Diasporës, Pandeli Majo i ftuar mbrëmjen e sotme në Open foli për rëndësinë e votës së emigrantëve në zgjedhjet e 25 prillit të këtij viti.

Ai theksoi se nuk kërkohet konsensus për të zbatuar ligjin dhe për të thënë që të gjitha palët bien dakord. Sipas tij nëse KQZ vazhdon shkel ligjin.

“Çfarë tu bëj në ankthet e tyre nuk merrem dot. po diskutojmë një standard normal duke thënë që shqiptarët e Kosovës nuk ua vidhkan kurse shqiptarëve të Shqipërisë ua lidhkan. Numri i shqiptarëve  me pasaportë evropiane po shkon në gjysmë milioni. Nuk kërkohet konsensus për të zbatuar ligjin, për të thënë që jeni dakord. Nëse KQZ vazhdon shkel ligjin”, tha Majko.

Në lidhje me votën e diasporës, është krijuar një debat mes KQZ-së dhe Ministrisë së Diasporës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat